• 회원 가입
  • ‎스븅은 무엇입가요?‎
  • 사인인
    사인인
    나의 Username 기억하기 패스워드를 잊으셨나요?

Summarize Human Knowledge

.

Shvoong 홈>>소설>Vrasje Nè Orient Ekspres

.

Vrasje Nè Orient Ekspres

저자 : tim_myshketa     

저자 : Agatha Krist
이 요약은 (language)에서 번역되었습니다. Murder on the Orient Express

  Vrasje nè Orient Ekspres
Author : Agatha Christie
words : 600
Published

On : 4/18/2009
"Vrasje nè Orient Ekspres" e Agatha Kristit paraqet nè mes tè njè mjedisi plot jetè, i cili mund tè krijojè ndjesinè e njè vendi tè mbyllur(trenit), njè skenar tè ngèrthyer nga ankthi, njè mister vramendès, çelèsi i tè cilit zbulohet nga dedektivi magjepsès belgjian, Herkyl Puarò, me tè cilin tashmè janè tè njohur tè gjithè tè dashuruarit pas mistereve. Ashtu si dhe nè tè gjithè librat e saj, "Vrasje nè Orient Ekspres", vèrtitet rreth leit-motivit: "Kush e bèri vrasjen?", njè pyetje, pèrgjigjen e sè cilès lexuesit nuk do ta marrin deri nè kapitullin e fundit tè romanit. Aksioni i romanit zhvillohet nè Orient Ekspres, njè tren pasagjerèsh tepèr i famshèm nè fillimet e shekullit tè njèzetè, kryesisht nè njèrèn nga dhomèzat e vagonit tè trenit Istambul-Calais, ku èshtè kryer njè vrasje, dhe ndiqet mè pas nè vagonin restorant. Ndèrmjet pasagjerève, lexuesi do tè njohè me lehtèsi Herkyl Puarò-n, i cili po kthehej me tren nga Siria, ku kishte zbuluar njè krim pèr llogari tè qeverisè franceze; ai nuk e kishte pasur shansin ta gèzonte udhètimin e tij, mbasi, kur treni ishte shtrènguar tè ndalonte nè Jugosllavi nga njè furtunè bore, pikèrisht pas vrasjes, Puarò qe bindur nga drejtori i hekur-udhès, M.Bouc, qè tè hetonte rreth krimit. Viktima ishte njè biznesmen amerikan, i quajtur Ratchett, ndèrsa tè dyshuarit janè njè morì udhètarèsh ndèrkombètarè: Zonja Hubbard, njè llafazane amerikane; Princesha Dragomiroff, njè udhètare ekzotike ruse, me shèrbyesen e saj; Konti dhe Kontesha Andrenyi, njè diplomat hungarez dhe gruaja e tij; Mary Denham, njè governante angleze; Koloneli Britanik Arbuthnot, i cili kthehej nga India; Greta Ohisson, njè misionare suedeze; dhe disa tè tjerè, shumica e tè cilève nuk janè ashtu siç duken. A do ta gjejè Puarò vrasèsin? Pa dyshim. Kush èshtè vrasèsi? Zgjidhja finale e Puaròs èshtè mes intrigave mè tè guximshme tè Kristit; nè fakt, dedektivi ynè i famshèm ve pèrpara dy teori dhe e lejon M.Bouc-in tè zgjedhè ndèrmjet tyre ... Duke ruajtur shijen e veçantè tè romaneve tè Agatha Kristit, "Vrasje nè Orient Ekspres" èshtè e mbushur me karaktere intrigues, ndodhi tè hijèzuara dhe alibi tè ngarthyera nga pikèpyetje. Por asgjè nuk èshtè tepèr enigmatike pèr Herkyl Puaròn ... a s''èshtè kèshtu?


발행 시기: 4월 18, 2009
이 발췌를 평가하십시오. : 1 2 3 4 5

Bookmark & share this post

.